VIDEO | Nigeria befason Brazilin, i ndëshkon shoku i Grezdës

schedule14:56 - 13 Tetor, 2019

schedule 14:56 - 13 Tetor, 2019

Nigeria ka befasuar Brazilin në 45 minutat e para. Kombëtarja afrikane ka gjetur golin në minutën e 35-të. Joe Aribo, i cili aktivizohet në Skoci me Rangers, zhbllokoi rezultatin dhe ndëshkoi brazilianët.

Mesfushori mori një pasim nga Moses Simon, lëvizi bukur brenda zonës dhe lëshoi një goditje të pakapshme për portierin Ederson. Pjesa e parë e miqësores që zhvillohet në Singapor është mbyllur me avantazhin e Nigerisë, ndërsa Brazili do të tentojë të evitojë humbjen në fraksionin e dytë të lojës.

Ekipi i Tites humbi shërbimet e Neymar në minutën e 12-të. Sulmuesi i njohur pësoi një tjetër dëmtim dhe në vend të tij është aktivizuar Coutinho i Bayern Munchen. /abcnews.al