VIDEO/ Ngjarje e pazakontë, trofeu i Euro 2020 rrëzohet live në Rumani

schedule20:16 - 25 Prill, 2021

schedule 20:16 - 25 Prill, 2021

Kampionati Europian është më pranë se kurrë dhe përpos problemeve të shumta nga pandemia duket se një tjetër pengesë ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Gjatë ditës së sotme u konfirmua se kryeqyteti i Rumunisë, Bukureshti, do të lejojë tifozët në shkallët e stadiumit.

Një gazetare vendase po bënte një raportim live dhe trofeu i Euro 2020 ishte pikërisht pas saj. Gjatë raportimit të saj ndodhi një ngjarje shumë e pazakontë, çka solli dhe panik tek tifozët.

Në transmetim e sipër në stadium filloi të frynte një erë shumë e fortë, çka hodhi të gjithë tabelat reklamuese mbrapa gazetares. Rënia e tabelave solli edhe rënien e trofeut të Euro 2020, i cili nuk dihet nëse është dëmtuar apo jo. /abcnews.al