VIDEO/ Ngecin “bardheblutë”, Tirana “humb” titullin kampion në “frymën e fundit”

schedule18:04 - 25 Maj, 2023

schedule 18:04 - 25 Maj, 2023

“Bardheblutë” e Tiranës kanë zhgënjyer pasditen e sotme, teksa nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2 me 2, në sfidën ndaj “ballshiotëve” të Bylis, në përballjen e vlefshme të javës së 35-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Siparin e golave të ndeshjes e hapi “fantazisti” i mesfushës së Tiranës, Ardit Hila, i cili pas një kombini fantastik me Abazajn çon topin në rrjetën e “ballshiotëve”, duke i dhënë avantazhin të tijve që në minutën e 21’-të të sfidës. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 29’-të, ganez, Abu Danladi përfiton nga një gabim në zonën e kryeqytetasve dhe më një goditje potente brenda zonës së rreptësisë mposht portierin Bekaj, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultatin 1 me 1.

Me nisjen e pjesë së dytë, dyshja Abazaj-Hila kombiohen sërish me njëri-tjetrin për t’i dhënë avantazhin shokëve të tij të skuadrës në minutën e 53’-të të sfidës, avantazh ky që rezultoi të ishte provizor, me arbitrin Kridens Meta, që akordon një 11-metërsh në minutën e 87’-të të sfidës dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Aleksandar Damcevski nuk gabon duke barazuar gjithçka në 2 me 2.

Me këtë rezultat, Tirana shkon në kuotën e 64 pikëve, po aq sa rivalët historikë të Partizanit, mirëpo me një bilanc negativ në përballjet direkte “demat e kuq” tashmë kanë marrë vendin e parë të renditjes së Abissnet Superiore dhe me vetëm 1 përballje të mbetur, mund të thuhet se Kampionët e këtij sezoni me shumë mundësi do të jenë “demat” e kryeqytetit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Hilës, 1-0:

Goli i Danladit, 1-1:

Goli i Hilës, 2-1:

Penalltia e Bylis:

Goli i Damcesvkit, 2-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!