VIDEO/ Ngannou kampioni i ri i botës në UFC, hakmerret keq ndaj Miocic

schedule10:57 - 28 Mars, 2021

schedule 10:57 - 28 Mars, 2021

Francis Ngannou është kampioni i ri i botës i peshave të rënda në UFC. Kamerunasi u hakmor ndaj Stipe Miocic, i cili e kishte mposhtur afrikanin në vitin 2018 me KO që në raundin e dytë.

Ngannou, i cili tentoi të bëhej boksier, tani ka një rekord prej 11 fitoresh dhe numëron vetëm dy humbje, madje një të turpshme kundër Derrick Lewis.

Në duelin e zhvilluar të shtunën në Las Vegas ai tregoi supermacinë e tij ndaj Miocic. Ngannou e goditi disa herë keq kundërshtarin e tij në raundin e parë dhe pasojat u ndjenë në raundin e dytë.

Më pas dy të majta ishin fatale për Miocic, i cili përfundoi i shtrirë dhe arbitri ndali lojën. Gjithçka kishte marrë fund dhe kampioni i ri i botës u shpall Ngannou, i cili i shkaktoi humbjen e katërt në karrierën Miocic. /abcnews.al