Dinamo-Egnatia po luajnë ndeshjen e javës së nëntë të kategorisë në stadiumin “Elbasan Arena”, ku pjesa e parë është mbyllur me shifrat
Skuadra e Egnatias ka arritur të kalojë në avantash e para me anë të një penalltie të shënuar në gol nga Bruno Telushi 7’. Një harkim i bukur nga Jackson që preket me dorë nga mbrojtësi i Dinamos Maliqi që për gjyqtarin kryesorë s’ka dyshime dhe 11-metërsh.
Në minutën e 18 blutë mund të ndëshkoheshin përsëri ,teksa Imerin pa që sfera shkoi ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga Bakaj.
Portieri i Egnatias Puja në minutën e 19 bën rolin e shpëtimtarit, që grushton kështu një gjuajtje potente të Mihanës, por gjithsesi goli i barazimit për Dinamo nuk do vononte dhe në minutën e 32 ka sërish penallti këtë herë në favor të bluve me kapitenin Ibrahimi që nuk gabon përballë gardianit të portës së Egnatias, duke barazuar kështu rezultatin 1-1.
Mbyllet kështu edhe pjesa e parë mes dy skuadrave që shkojnë në dhomat e zhveshjes në baraspeshë.
/f.a/abcnews.al