Në orën 20:45, ditën e enjte, pritet që kryeqyteti i Tiranës të mbushet plot me tifozë të cilët do të mbështesin kombëtaren e Shqipërisë në përballjen ndaj Çekisë. Stadium “Air Albania” gjithashtu do të jetë me kapacitet të plotë dhe tifozë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Presheva e Maqedonia e Veriut do të vijnë për të mbështetur kombëtaren kuqezi.
Me iniciativë personale, por edhe të organizuar në grupe si Kuq e Zi, Plisat etj, tifozët pohojnë me krenari se kemi një kombëtare dhe të cilën të gjithë duhet ta mbështesin.
Sipas tyre, kombëtarja e Shqipërisë është ekipi që përfaqëson me krenari çdo shqiptar brenda dhe jashtë kufijëve.
Nuk ka dyshim që rrugët sot do të kenë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv, për tre pikët ndaj çekëve./h.ll/abcnews.al