VIDEO/ Neymar mban Brazilin me “shpresa”, postohet video teksa stërvitet me trajnerët

schedule20:47 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 20:47 - 2 Dhjetor, 2022

Neymar akoma nuk është rikuperuar nga ai dëmtim i kaviljes, të cilin e pësoi në ndeshjen e parë të grupeve, kundër Serbisë, por faqja e tij zyrtare në tëitter, ka postuar një video me përditësimet më të fundit të lojtarit, duke u dhënë shpresë tifozëve brazilianë.

Në postim është konfirmuar se Neymar ka filluar stërvitjen me trajnerët fizikë dhe pritet të jetë në dispozicion të teknikut Tite, sa më shpejt të jetë e mundur.

“Neymar Jr po punon shumë së bashku me trajnerët fizikë të ekipit kombëtar për t’u rikthyer në stërvitje me grupin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jetë në dispozicion për Tite. Sot ai u stërvit në palestër! Le të shkojmë, Ney”,- thuhet në postim, ku gjithashtu shtohet se Danilo dhe Alex Sandro bënin punë individuale. /i.m /abcnews.al