Ylli i PSG-së, Neymar Junior, shënoi golin e parë në takimin kundër Borussia Dortmund. Pas 28 minutash lojë, braziliani ndëshkoi me kokë verdhezinjtë gjermanë, për të hapur serinë e golave.
Festa e tij, ishte shumë ironizuese, pasi 28 vjeçari “kopjoi” festën e Haaland. Kujtojmë që talenti norvegjez shënoi dy gola në sfidën e parë, për të mposhtur PSG-në 2-1 në “Signal Iduna Park”. Me shumë gjasa, Haaland nuk e ka pritur mirë këtë gjest të brazilianit./abcnews.al
Neymar did Haaland’s celebration ☠️ pic.twitter.com/5RArW1Em9F
— B/R Football (@brfootball) March 11, 2020