VIDEO/ Newcastle i “përulet” Ronaldos, City mposht “Dhelprat”. Arsenal gjen triumfin e parë

schedule18:04 - 11 Shtator, 2021

schedule 18:04 - 11 Shtator, 2021

Manchester United flet me gjuhën e Cristiano Ronaldos. Portugezi bëri sot debutimin e dytë në karrierë për “Djajtë e Kuq” dhe ishte thjesht i jashtëzakonshëm në fitoren e “Djajve” me shifrat 4-1 ndaj Newcastle.

United e kishte të vështirë të zhbllokohej në pjesën e parë, por arma më e re dhe e fortë e tyre zgjidhi gjithçka në limite. Ronaldo shënoi në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë. Gjithsesi, Newcastle barazoi në minutën e 56 dhe e ndërlikoi ndeshjen.

Për ta çndërlikuar mendoi sërish i njëjti njeri. Ronaldo mundi të gjejë golin e dytë personal dhe të dytin për United, duke e çuar në 2-1. Më pas nuk kishte më histori dhe United shënoi edhe dy herë të tjera me Fernandes në minutën e 80 dhe Lingard në të dytën shtesë, teksa të dy asistet i dha Pogba.

Ndërkohë, Manchester City fitoi një ndeshje shumë të vështirë ndaj Leicester Cityt me shifrat 0-1. Bernardo Silva ishte njeriu i ndeshjes me golin e tij, shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e rrugës së gjatë drejt titullit të dytë radhazi kampion.

Më në fund fitoi edhe Arsenali. Skuadra e Mikkel Artetas mundi Norwichin e Milot Rashicës (u aktivizua nga stoli) me shifrat 1-0, falë golit të Aubameyang. Këto ishin tri pikët e para, pas tre humbjeve në po aq javët e mëparshme. Në ndeshjen tjetër Wolves mundën 0-2 Watford. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!