VIDEO / Neutralizohen flakët në Pyllin e Sodës në Vlorë

schedule14:32 - 8 Prill, 2020

schedule 14:32 - 8 Prill, 2020

Paraditen e sotme është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e konsiderueshme pylli në afërsi të Zvërnecit.

Sipas policisë dyshohet se zjarrvënia në sipërfaqen e pyllit në afërsi të Zvërnecit, mund të jetë e qëllimshme.

Zjarri në pyllin e sodës ka vijuar për disa orë rresht duke rrezikuar seriozisht zonën e quajtur si “mushkëritë e Vlorës”.

Punonjësit e zjarrfikëseve u ndihmuan edhe nga punonjës të zonave të Mbrojtura me mjete rrethanore duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit masiv.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.

“Një zjarr që rrezikoi pyllin e sodës është neutralizuar. Kemi marrë masa që edhe në vazhdim ky zjarr të mos riaktivizohet. Falë ndërhyrjes së zjarrfikëseve dhe banorët e zonës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ka filluar verifikimi i zjarrvënies dhe shpresojmë që shumë shpejt të vëmë përpara përgjegjësisë autorët që kanë shkaktura këtë zjarr”, tha Mamaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!