VIDEO/ Netanyahu i drejtohet ushtarëve izraelitë: Ne kemi vetëm një detyrë, të shtypim Hamasin

schedule18:56 - 24 Tetor, 2023

schedule 18:56 - 24 Tetor, 2023

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, publikoi një video duke iu drejtuar ushtarëve të tij.

“Me luftëtarët në fushë. Ne kemi vetëm një detyrë: të shtypim Hamasin. Dhe ne nuk do të ndalemi derisa të përfundojmë punën”, shkroi Netanyahu në llogarinë e tij në X.

Më herët, kryeministri izraelit u takua me presidentin francez Emmanuel Macron.

Para fjalimit të Macron, Netanyahu theksoi se “brutaliteti i Hamasit nuk kërcënon vetëm hebrenjtë, por të gjithë rajonin, Evropën dhe botën. Hamasi përfaqëson sulmin e barbarizmit kundër qytetërimit”.

Sulmi i Hamasit i 7 tetorit ishte “sulmi më i keq terrorist që bota ka parë që nga 11 shtatori,ishte 20 herë më shumë se 11 shtatori. Ashtu si Ana Frank, fëmijët hebrenj u fshehën në papafingo nga këto përbindësha, dhe më pas “i gjetën dhe i therën”, shtoi kryeministri izraelit.

“Francezët e njohin terrorizmin. Ashtu si ju refuzoni të toleroni këtë kërcënim, populli i Izraelit refuzon të ketë një enklavë të ISIS në kufijtë e tyre. Kjo nuk është një enklavë e ISIS-it mijëra kilometra larg Evropës. Është njësoj si të flasësh për një ISIS në periferi të Parisit, një ISIS që mund të shkosh me makinë 20 minuta për të arritur në Paris. Ne nuk mund të jetojmë kështu, askush nuk mund të jetojë kështu. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të liruar pengjet dhe do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur qytetarët palestinezë nga dëmtimi,” i tha ai presidentit francez.

Kryeministri izraelit lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për Hezbollahun libanez, duke theksuar se “nëse Hezbollahu merr pjesë në këtë luftë do të pendohet. Shkatërrimi që do të pësojë do të jetë i paimagjinueshëm dhe me pasoja të tmerrshme”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!