Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama shprehet se tre vendet bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.
“Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme / Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri”, shkruan kryeministri./abcnews.al