Dejan Lovren u largua nga Liverpool në gushtin e vitit të kaluar. U përfol për një kalim te Milani, por qendërmbrojtësi kroat zgjodhi të vijonte karrierën te rusët e Zenit Petersburg.
Nënkampioni i botës ka zgjedhur të sfidojë në ring Mirko Filipovic, një legjendë e Arteve Marciale të Përziera (MMA). Gjithsesi, 31-vjeçari ka rezistuar vetëm 50 sekonda.
Video e postuar në “Instagram” është kthyer virale, teksa nuk mungojnë komentet e emrave si Modric, Brozovic, Emre Can, apo edhe komenti i klubit të Zenit. /abcnews.al