VIDEO/ Nën shoqërimin e policisë, dërgohen 10 kamionët e parë me mbetjet e Kurum në vendin përkatës

schedule11:43 - 8 Nëntor, 2024

schedule 11:43 - 8 Nëntor, 2024

Dërgohen në vendin përkatës 10 kamionët e parë që mbajnë kontenierët me mbetjet e dyshuara të rrezikshme, të cilat u zbarkuan nga anija Moliva, e kthyer disa ditë më parë nga Tajlanda.

Kontenierët do të vendosen në afërsi të Kampusit Universitar në afërsi të fshatit Shën Vlash, në një hapësirë toke të sekuestruar nga “Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar”, e cila është përshtatur dhe monitorohet nga kamera.

Anija “Moliva” qëndronte prej disa ditësh në radën e portit të Durrësit dhe u ankorua në kalatën numër 6 të portit mëngjesin e së premtes./abcnews.al