VIDEO/ Në “Olimpico” vijnë 3 pikët e para, Dybala hero i “gladiatorve” përballë Berishës

schedule22:40 - 17 Shtator, 2023

schedule 22:40 - 17 Shtator, 2023

Ashtu siç pritej, Roma e Jose Mourinho kanë arritur mbrëmjen e kësaj të diele fitoren e parë për këtë sezon të Serie A, teksa në “Stadio Olimpico” kanë mundur kundërshtarët e Empoli, me rezultatin e thellë, 7 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit italian të futbollit.

Goleada nisi që në minutën e 2’-të të lojës aty ku Dybala përktheu në gol një penallti të akorduar nga arbitri kryesor pas një prekje të topit me dorë, nga një prej mbrojtësve kundërshtarë. Pas argjentinasit radhën për të shënuar e kishte “fantazisti” portugez i mesfushës, Renato Sanchez dhe më pas vjen një autogol i vendasve, duke e çuar rezultatin në 3 me 0, në fundin e pjesës së parë.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Dybala, Cristante, Lukaku e Mancini shënojnë nga një gol, respektivisht në minutat 55’, 80’, 82’ e 86 të sfidës, duke e mbyllur kështu përballjen me rezultatin 7 me 0.

Falë kësaj fitoreje, Roma ngjitet në vendin e 12-të të tabelës me 4 pikë, pas 4 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Empoli vazhdon të jetë në vendin e fundit të renditjes me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar në 4 sfidat e para. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!