VIDEO/ Në lojë mbijetesa, Union Berlin mund pastër në “shtëpi” skuadrën e Koln

schedule21:59 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 21:59 - 20 Dhjetor, 2023

Union Berlin rikthehet të fitorja në kampionat dhe atë e bën ndaj skuadrës së Koln, teksa kanë mundur këta të fundit, në “Stadion An der Alten Foresteri”, me rezultatin e pastër, 2 me 0 në përballjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit gjermant të futbollit, Bundesliga e të fundit të këtij viti kalendarik.

Për djemtë e teknikut Bjelica mjaftuan dy gola në pjesën e dytë të sfidës, ku fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Hollerbach, në minutën e 55′-të sfidës dhe në të 78′-tën, “bomberi” i huazuar nga “Blutë” e Chelsea, David Datro Fofana dyfishon shifrat për të siguruar një fitore të madhe për skuadrën e tij, e cila nuk po bën dhe aq mirë këtë sezon.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e Union Berlin ngjitet në kuotën e 13 pikëve, duke e mbyllur kështu vitin kalendarik në vendin e 15-të, vetëm një pozicion më lart “zonës së ftohtë” të rënies nga kategoria, ndërsa skuadra e Koln mbetet në vendin e 17 të renditjes, me vetëm 10 pikë pas 16 javëve të para të kampionatit dhe rrezikon seriozisht rënien në Bundesliga 2. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: