VIDEO/ Në hapat e të atit, 8 vjeçarja bëhet virale pasi imitoi këngëtarin e njohur

schedule12:36 - 2 Gusht, 2022

schedule 12:36 - 2 Gusht, 2022

Vajza e Chris Brown, Royalty mund të jetë vetëm 8 vjeç, por ajo tashmë po bën tituj nëpër media. Krahas biznesit të veshjeve që mban emrin e saj, i cili drejtohet nga e ëma, Nia Guzman, vajza e këngëtarit duket se dëshiron të ndjekë hapat e të atit.

Në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Royalty përpiqet të kopjojë lëvizjet e kërcimit të Chris Brown dhe balerinëve të tij në këngën “Call Me Every Day”. Videoja mori mijëra pëlqime dhe komente, ku diferencën e bënte babai i saj.

Reperi 33-vjeçar është emocionuar me përpjekjen e së bijës, të cilën e ka aprovuar me dy komente. Në njërën ai la një emoji me shumë puthje dhe në një tjetër e inkurajoi për performancën e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!