VIDEO/ Në grupin G fitojnë favoritët, Leipzig e City mposhtin “diletantët”

schedule23:10 - 25 Tetor, 2023

schedule 23:10 - 25 Tetor, 2023

Gjithçka ka shkuar perfekt për “gjigantët” e grupit G, aty ku “demat” gjermanë të RB Leipzig dhe “qytetarët” e Manchester City kanë arritur fitore me goleadë ndaj kundërshtarëve të grupit, duke e mbyllur me nga 3 pikë, raundin e 3-të të fazës së grupeve të Champions League.

Në “Red Bull Arena”, “demat” e teknikut Marco Rose mposhtën me rezultatin e thellë, 3 me 1, kampionët serb të Crvena Zvezda. Golat e David Raum, Xavi Simons e Dani Olmo, në muintat 12’, 59’ e 84’ nxorrën të pavlefshëm golin e mesfushorit 21-vjeçar, nga Zelanda e Re, Marco Stamenic, duke e mbyllur kështu sfidën me një fitore “të ëmbël”.

Po me rezultati 3 me 1 fituan edhe “qytetarët” e Manchester City, të cilët në “Stadion Wankdorf” të Bernës mposhtën, vendasit e Young Boys. Për “qytetarët” e Pep Guardiola golat erdhën nga Manuel Akanji, në minutën e 48’, si dhe nga një dopietë e Erling Haaland, në minutat 67’ e 86’, ndërsa për vendasit golin e nderit e shënoi, 27-vjeçari nga Kongo, Meschack Elia.

Përsa i përket pikëve, “qytetarët” e Manchester City janë të pozicionuar në vendin e parë të grupit, me 9 pikë, 3 më shumë se “demat” e Leipzig, ndërsa më pas renditja vazhdon me zviceranët e Young Boys e serbët e Crvena Zvezda, në vendet 3 e 4 më nga 1 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Young Boys 1 – 3 Manchester City

RB Leipzig 3 – 1 Crvena Zvezda

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!