St. Etienne mori një fitore të madhe mbrëmë, në takimin gjysmëfinal të Kupës së Francës kundër Rennes. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Mbaye Niang në minutën e 33-të.
Megjithatë, St. Etienne nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë shifrat. Kolodziejcak barazoi shifrat në minutën e 43-të, ndërsa në sekondat e fundit të takimit, Boudebouz çoi në delir të gjithë tifozerinë vendase, duke shënuar golin e fitores.
St. Etienne i bashkohet kështu PSG-së në finalen e Kupës së Francës, finalja e parë e tyre pas plot 38 vitesh. Festa e tifozëve ishte e jashtëzakonshme, me të gjithë që u futën në fushën e blertë pas vërshëllimes finale. Pamje fantastike!/abcnews.al
Good old fashioned pitch invasion from the St Étienne faithful as they reach the Coupe de France final for the 1st time in 38 years. pic.twitter.com/GG3r1REJJS
— Get French Football News (@GFFN) March 5, 2020