VIDEO/ Në Argjentinë “kopjojnë” Laçin e Cungut, gol me skemë perfekte

schedule09:08 - 15 Nëntor, 2020

schedule 09:08 - 15 Nëntor, 2020

Racing Club-Arsenal Sarandi në Argjentinë është mbyllur me rezultatin e pastër 0-2, ndërkohë që vëmendjen në atë përballje e ka tërhequr goli i parë i shënuar nga Lucas Albertengo.

Që në minutën e katërt, futbollistët e skuadrës mike vendosën të aplikojnë një skemë në goditje dënimi dhe gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Papa asistoi për Albertengo dhe ky i fundit para portës nuk gaboi.

Perfekte, sikurse kishte ndodhur edhe në Shqipëri. Luhej finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Laçit dhe Kukësit. Cetkovic bëri murin, James Adeniyi e dërgoi topin përtej vijës finale.

Skema e Cungut ishte realizuar me sukses, madje vetë shkodrani më pas kishte zbuluar se në stërvitje asnjëherë nuk e kishin finalizuar. Ndodhi atëherë kur duhej, në finalen e Kupës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!