Ky është Kuvendi i Serbisë. Mjegulla dhe ndotja kanë bërë që gjithçka të duket si e mbuluar nga tymi. Këtë vit është dhënë më shumë alarm dhe qytetet ballkanike si Begradi dhe Sarajeva janë futur në listat e vendeve më të ndotura. Autoritetet thonë se mungesa e reshjeve, frymës, por edhe ngrohjes me dru e thëngjill ka bërë që të ketë një ndotje më të madhe. Institutet e ndryshme dhe ministritë kanë dhënë vlerësimet e tyre që nuk përbën një rrezik.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ka ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë. Ajo thotë se ndotja kryesisht vjen nga shtëpitë. Qeveria do të formoj një grup punues për tu marrë me këtë cështje.
Ekziston një ndotje më e madhe se zakonisht, por nuk ka rrezik për jetën dhe këtë e ka thënë edhe ministria e shëndetësisë. Gjithësesi, nuk jam e kënaqur me punën e ministrisë së mjedisit.
Por, ndotja ka shqetësuar qytetarët për shkak se ajo është e dukshme. Javë më parë u tha se mund të ishte rrezik, por pas disa ditësh kaloi dhe kësaj radhe gjithcka është kthyer. Në Bosnje është bërë edhe një protest e qytetarëve kundër ndotjes. Ndërsa probleme janë shkaktuar në qytete të ndryshme të rajonit, e sidomos në lëvizjen e qytetarëve./abcnews.al