VIDEO/ Ndodh edhe në Turqi, lojtari refuzon të ndërrojë fanellën prej krizës financiare

schedule17:35 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 17:35 - 15 Dhjetor, 2020

Pandemia ka bllokuar shumë aktivitete në të gjitha fushat e biznesit, përfshirë edhe futbollin, duke i krijuar probleme të mëdha financiare klubeve.

Në krizë të madhe janë edhe ata turke, teksa sot është regjistruar një episod që na kujton kohën e futbollit tonë në komunizëm, apo të tanishmit në kategoritë e ulëta tonat.

Në ndeshjen mes Rizespor dhe Eskiserhirspor në Kupën turke është regjistruar lojtari i Rizespor, Braian Samudio ka kërkuar të ndërrojë uniformën me një prej talenteve të ekipit kundërshtar.

Ky i fundit nuk ka pranuar, duke i bërë me dije kundërshtarit se nuk mund ta ndërrojë fanellën për shkak se klubi është në vështirësi financiare dhe nuk mund të sigurojë bazën materiale.

Samudio mbeti i habitur dhe u dorëzua në fund, duke mbetur me fanellën e tij në dorë. Eskiserhirspor luan në Ligën e Parë turke, e dyta për nga rëndësia në Turqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!