Jetmir Topalli la vitin e shkuar Ballkanin dhe u transferua në elitën e futbollit turk, ku luan me Malatyaspor. Sulmuesi nuk e ka nisur keq, duke gjetur nga një gol në Kupë dhe kampionat, teksa sot ai ka shpërthyer me një dygolësh.
Yeni Malatyaspor 1-0 Hekimoğlu Trabzon
3' Jetmir Topalli pic.twitter.com/WSrSkaULW6— A Spor (@aspor) December 15, 2020
22-vjeçari ishte titullar sot në ndeshjen e Kupës ndaj Hekimoglu Trabzon dhe arriti të shënojë dy golat e parë të sfidës në minutat 4 dhe 39, duke i dhënë Malatyaspor sigurinë për të shkuar te fitorja.
Yeni Malatyaspor 2-0 Hekimoğlu Trabzon
39' Jetmir Topalli pic.twitter.com/XXgInMcLX4
— A Spor (@aspor) December 15, 2020
Ky ishte goli i katërt i tij në total, teksa ka gjetur menjëherë vend në formacionin e skuadrës turke. Pas golit të tij Malatyaspor shënoi edhe tre të tjerë, duke plotësuar “manitan” në këtë sfidë. /abcnews.al