VIDEO/ Ndizet finalja e Superkupës, dy gola për dy minuta në Barcelona-Bilbao

schedule21:51 - 17 Janar, 2021

schedule 21:51 - 17 Janar, 2021

Zhbllokohet finalja e Superkupës së Spanjës. Barcelona po përballet me Athletic Bilbao për trofeun e parë sezonal dhe minutat e fundit të pjesës së parë kanë prodhuar dy gola.

Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 40-të me anë të Antoine Griezmann. Sulmuesi francez  finalizoi një aksion shumë të bukur, por festa e Barcelonës zgjati vetëm dy minuta.

Asist fantastik i Inaki Williams dhe finalizim i Oscar de Marcos. 31-vjeçari përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes katalanase dhe dërgoi topin në rrjetë. Festë e skuadrës dhe stolit bask. /abcnews.al