VIDEO/ Ndeshje spektakolare dhe gol në limite, Roma hakmerret ndaj Spezias

schedule16:58 - 23 Janar, 2021

schedule 16:58 - 23 Janar, 2021

Roma mundi sot të shlyejë atë humbje në Kupë ndaj Spezias, duke e mundur në Serie A në një tjetër ndeshje spektakolare plot emocione. Romanët fituan me shifrat 4-3, teksa goli i triumfit u shënua në minutat shtesë të ndeshjes.

Në pjesën e parë Roma shënoi me Mayoral, por Spezia u përgjigj me golin e Piccolit, duke i mbyllur 45 minutat në barazim. Në të dytën skuadra kryeqytetase shënoi dy herë rresht me Mayoral dhe Karsdorp, por Spezia nuk ra.

Golat e ROMA-SPEZIA

Skuadra e Ismajlit shënoi me Farias në minutën e 59 dhe barazoi për 3-3 në minutën e 90 me Verde. Pas dy minutash Roma rikthehet dhe shënon golin e triumfit me Pellegrinin. Fitore e rëndësishme, që i jep aktualisht vendin e tretë Romës.

Kumbulla luajti si titullar dhe qëndroi gjithë ndeshjen në fushë. Nga ana tjetër, shtylla tjetër e kombëtares sonë, Ardian Ismajli e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli. /abcnews.al

Serie A, java 19
Roma-Spezia 4-3
Shënues:
Mayoral 17′, 52′, Karsdorp 55′, Pellegrini 90+2’/ Piçoli 24′, Farias 59′, Verde 90