U luajt ditën e sotme ndeshja e 1/8-ave të Kupës së Turqisë mes Malatyaspor dhe Galatasaray, teksa për të vendosur skuadrën triumfuese u deshën gjuajtjet e penalltive.
Koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola, teksa të dy skuadrat arritën më pas shënonuan në shtesë. Bulut gjeti golin në minutën e 102-të për Malatya dhe Liyindama iu përgjigj në minutën e fundit të shtesës prej 30 minutash.
Barazim e gjithë ndeshja dhe gjithçka iu la në dorë penalltive. Edhe këta të fundit ishin një “maratonë” e vërtetë sepse të dy skuadrat gjuajtën nga 8 penallti, me Malatyan, që humbi dy dhe Galatasaray vetëm një. Penalltia vendimtare ishte e dardanit Jetmir Topalli.
Sulmuesi gaboi nga pika e bardhe dhe i dha një biletë për më tej Galatasaray, duke ndikuar edhe ne eliminimin e skuadrës së tij. /abcnews.al