Ndeshje e çmendur në “Signal Iduna Park”. Borussia Dortmund dhe Paderborn zhvilluan nga një pjesë loje super dhe në fund ndanë nga një pikë. Ekipi i Klaus Gjasulës, kapiteni zhvilloi 90 minutat e plota, ishte perfekte në 45 minutat e para dhe shënoi tre herë.
Streli Mamba realizoi dy herë, ndërsa Gerrit Holtmann trefishoi shifrat dy minuta përpara mbylljes së pjesës së parë. Miqtë shfrytëzuan përgjumjen e mbrojtjes së verdhezinjve dhe i surprizuan të gjithë.
Dortmundi reagoi në pjesën e dytë dhe gjeti menjëherë golin me anë të Jadon Sancho. Sulmet e nënkampionëve u konkretizuan në minutat e fundit. Axel Witsel shënoi me kokë në minutën e 84-t, ndërsa Marco Reus barazoi në minutat shtesë. Kapiteni shfrytëzoi një krosim të Sancho dhe evitoi humbjen e ekipit të tij me një goditje të saktë me kokë. /abcnews.al
Dortmund – Paderborn 3-3
(Sancho 47′, Witsel 84′, Reus 90+3′ / Mamba 5′, 37′, Holtmann 43′)