Një ndeshje e çmendur është zhvilluar pasditen e së shtunës në “Signal Iduna Park” mes Dortmundit dhe Verder Bremen, ndeshje e cila përfundoi 2-3 në favor të miqve.
Një ndeshje e çmendur duke parë se Verder Bremen arriti të shënojë 3 gola brenda 6 minutash.
Goli i parë u realizua në minutën e 45+2’ nga Brandt, ndërsa goli i dytë i Dortmund u shënua në minutën e 77’ nga Guerreiro. Verder Bremen shënoi golin e parë në minutën e 89’ me Buchanan.
Në minutën e 90+3’ miqtë gjetën barazimin me anë të Schmidt. Verder Bremen nuk u ndal me aq, pasi në minutën e 90+5’ Burke shënoi golin e fitores.
/Abcnews.al/