Në Turqi u organizua një ndeshje për viktimat e tërmetit, ku u takuan klubet e kategorive të ulëta, Kocaelispor dhe Sakaraispor për një mesazh të bukur për shkak të situatës së vështirë në vend, por situata doli jashtë kontekstit dhe pati përleshje mes tifozëve.
“Jemi të së njëjtës ngjyrë, së bashku t’i shërojmë plagët”, ishte slogani i kësaj ndeshjeje humanitare në të cilën morën pjesë 17.500 persona dhe të ardhurat nga shitja e biletave do të shkonin për viktimat e tërmetit.
Gjithçka në fillim ishte shumë e bukur, dukej se aksioni humanitar do të kishte sukses dhe se do të dërgohej një foto e bukur nga stadiumi. Megjithatë, gjatë ndeshjes ka ndodhur një kaos i plotë. Një sherr nisi mes tifozëve të Sakariasporit, ndaj është dashur të ndërhyjë policia.
Madje një nga tifozët e këtij klubi ka dalë në fushë duke provokuar tifozët kundërshtarë para tribunace të tyre dhe kjo gjë solli edhe më shumë kaos./ h.ll/abcnews.al
Ulusal basına çağrı:
❌ Yanlış: Kocaelispor-Sakaryaspor taraftarları arasında kavga çıktı.
✅ Doğru: Sakaryaspor taraftarları kendi içerisinde kavga etti. Bir Sakaryaspor taraftarı sahaya girdi. pic.twitter.com/EvrET6HbvL
— La Golfo (@lagolfocom) February 23, 2023
Dün Oynanan Kocaelispor – Sakaryaspor Maçında Bir Sakaryaspor Taraftarı pic.twitter.com/Y8b3JOs9lz
— Tribün Arşivi (@tribunarsivi) February 23, 2023