VIDEO/ Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Egnatia, shkak gjendja shëndetësore e një tifozi

schedule18:36 - 28 Tetor, 2023

schedule 18:36 - 28 Tetor, 2023

Per disa minuta ndërpritet ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e një tifozi i cili ndodhej ne tribunën C te stadiumit.

Burime thanë se bëhet fjalë për një 40 vjeçar i cili duke ndjekur ndeshjen është rrëzuar në shkallët e stadiumit duke alarmuar tifozët.

kanë qenë mjekët e dy ekipeve që kanë dhënë ndihmën e parë, pasi gjendja ishte e rëndë. Pas ndihmës mjekësore  së dhënë në shkallët e stadiumit, tifozi korçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal. Burime thanë që gjendja është e stabilizuar ndërsa po merr shërbim mjekësor në kujdesin e mjekëve.

/h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!