VIDEO/ Ndërhyrje e frikshme ndaj kroatit Vida, derbi i Muriqit zgjat 25 minuta

schedule20:49 - 19 Korrik, 2020

schedule 20:49 - 19 Korrik, 2020

Derbi është një ndeshje ndryshe nga të tjerat dhe karikimi në sfida të tilla është shumë i madh. Fenerbahce po përballet me Besiktas, por derbi i Stambollit ka zgjatur vetëm 25 minuta për Vedat Muriqin.

Sulmuesi dardan kreu një ndërhyrje të frikshme kundër kroatit Vida, të cilin e goditi në gju. E kuqe e menjëhershme për lojtarin e Fenerbahce, të cilit nuk i vlejti aspak ndjesa e kërkuar.

26-vjeçari ka shënuar 17 gola këtë sezon me klubin e njohur turk, 15 në kampionat dhe dy në Kupë, teksa objektivi i marrjes së pikëve për Fenerbahcen në këtë ndeshje është vështirësuar shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!