Denver Nuggets kanë marrë fitoren e parë kundër Los Angeles Lakers, me shifrat 114-106, duke e ngushtuar në 1-2 serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit. Vendasit e donin me çdo kusht fitoren dhe që në fillim tentuan të krijojnë diferencë.
Dhjetë pikë më shumë në dy periodat e para dhe tetë të tjera në periodën e tretë mjaftuan që Nuggets të mos e vinin në rrezik fitoren ndaj Lakers.
Nikola Jokic (22 pikë, 5 asiste, 10 topa në tabelë) dhe Jamal Marray (28 pikë, 8 asiste, 12 topa në tabelë) ishin si zakonisht liderët e Denver Nuggets, por këtë herë një mbështetje të madhe e patën edhe nga Jerami Grant dhe Monte Morris. I pari shënoi 26 pikë, kurse tjetri 14.
Për Lakers fantastik ishte LeBron James, i cili regjistroi “triple-double” me 30 pikë, 11 asiste dhe 10 topa në tabelë. Anthony Davis gjithashtu u mundua të ndihmonte skuadrën e tij me 27 pikët e realizuar, por këtë herë ishte nata e Nuggets që triumfuan. /abcnews.al
The @nuggets cut their WCF deficit to 2-1 in Tuesday's action! #NBAPlayoffs pic.twitter.com/RT0e9KLNDq
— NBA (@NBA) September 23, 2020