Boston Celtics nuk e ka lënë Miami Heat të arratiset në finalen e Konferencës së Lindjes në NBA. Ata kanë fituar me rezultatin 106-117 dhe tani seria e ndeshjeve është ngushtuar në 2-1. Celtics e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar nëntë pikë më shumë se Miami Heat në periodën e parë dhe vazhduan të ishin superiorë edhe në dy periodat e tjera, çka u krijoi mundësinë të mos e vinin në rrezik fitoren në fund.
Jayson Tatum, me 25 pikë, 8 asiste dhe 14 topa të kapur në tabelë ishte në super formë për Celtics, ndërkohë që kishte mbështetjen edhe të tre shokëve të tij, që shënuan më shumë se 20 pikë në përballjen e tretë finale me Miami Heat.
Jaylen Brown realizoi 26 pikë, kurse Kemba Walker dhe Marcus Smart respektivisht 21 dhe 20 pikë. Bam Adebayo ishte më i miri për Miami Heat, duke shënuar 27 pikë, si dhe duke kapur 16 topa në tabelë. 22 pikët e Tyler Herro dhe paraqitja e Jimmy Butler (17 pikë, 3 asiste, 8 topa të kapur në tabelë) nuk mjaftuan që Miami ta fitonte edhe ndeshjen e tretë finale. /abcnews.al