VIDEO/ Natë e vështirë në ishullin grek, pas të nxehtit një tjetër “armik” pengon zjarrfikësit

schedule21:45 - 1 Gusht, 2021

schedule 21:45 - 1 Gusht, 2021

Natë e vështirë parashikohet në ishullin Rodos të Greqisë, pasi zjarrfikësit prej orësh të tërat po luftojnë me flakët, por pa sukses.

Pushuesit në disa zona janë evakuuar, ndërkohë që pjesa më e madhe e ishullit ka probleme me energjinë elektrike prej disa orësh. Përpjekjet për të rregulluar linjat e tensionit të lartë po kryen nga ekipet në terren.

Zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri që nga momenti kur shpërthyen flakët, megjithatë me largimin e temperaturave të larta në orët e mbrëmjes, “armik” edhe më i madh është era e fortë.

Deri në orët e pasdites katër avionë dhe helikopterë operuan nga ajri për shuarjen e flakëve.

Tani në zonë kanë mbetur vetëm forcat tokësore, konkretisht 67 forca zjarrfikëse, me 3 grupe njësish këmbësorie dhe 20 automjete të posaçme.

Nga ana tjetër 12 kamionë zjarrfikës dhe cisterna uji po dërgohen nga porti i Pireut drejt Rodosit për të asistuar në fikjen e zjarrit. m.v/abcnews.al

rodos-fire__9_
rodos-fire__10_
rodos-fire__11_
rodos-fire__1_
rodos-fire__2_
rodos-fire__3_
rodos-fire__8_
rodos-fire__7_
rodos-fire__5_
rodos-fire__6_
rodos-fire__4_
rodos4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!