VIDEO/ Napoli thyhet në Spanjë, Villareal dhe Ajax festojnë jashtë fushe

schedule22:59 - 18 Shkurt, 2021

schedule 22:59 - 18 Shkurt, 2021

Bie Napoli në Granada, fitojnë Villareali dhe Ajax, teksa mbyllet pa fitues raundi i parë i duelit Benfica-Ajax. Në Europa League janë zhvilluar takimet e para të raundit të 1/16. Skuadra e Gattusos humbi 2-0 në Spanjë përballë Granadës.

Ekipi vendas realizoi dy herë brenda tre minutave në pjesën e parë me anë të venezuelianit Herrara dhe brazilianit Kenedy, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në raundin tjetër. Amir Rrahmani e luajti të plotë takimin për ekipin italian.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Villareal në fushën e Salzburg. “Nëndetësja” iu fal golave të Paco Alcacer dhe Fer Nino për të siguruar një fitore kualifikimi. Triumfon jashtë fushe edhe Ajax. “Harkëtarët” ia dolën të fitonin 1-2 me përmbysje në fushën e Lille.

Emocionet ishin ruajtur për 20 minutat e fundit të ndeshjes. Timothy Weah kaloi në avantazh ekipin që kryeson Ligue 1, por skuadra holandez përmbysi gjithçka në tre minutat e fundit, falë rrjetave të kapitenit Tadic me penallti dhe 19-vjeçarit Brian Brobbey.

1-1 përfundoi ndeshja Benfica-Arsenal. Të dy golat u realizuan në fraksionin e dytë të ndeshjes. Pizzi ktheu në gol një penallti në minutën e 55-të, por avantazhi i ekipit vendas zgjati vetëm dy minuta. Bukayo Saka ndëshkoi portierin vendas dhe i evitoi disfatën e Arsenalit.

Në ndeshjet e tjera ra në sy barazimi spektakolar 3-3 në përballjen Molde-Hoffenheim. Ndërkohë, Shakhtar Donetsk fitoi 0-2 në Izrael përballë Maccabi Tel Aviv, teksa festoi edhe Rangers pa suksesit 3-4 në fushën e Antwerp. /abcnews.al