Është mbyllur takimi më i rëndësishëm i javës së 30-të në Serie A, mes Napolit dhe Romës. Kanë qenë napolitanët ata që kanë triumfuar, me shifrat 2-1. Callejon shënoi i pari në këtë takim, në minutën e 55-të.
Pesë minuta më vonë, Mkhitaryan barazoi për kryeqytetasit, duke ccuar shifrat në 1-1. E kur dukej se takimi do të mbyllej me këtë rezultat, Insigne i mahniti të gjithë.
Kapiteni i Napolit shënon një gol nga të tijtë, duke u futur drejt qendrës dhe duke gjuajtur me të djathtën, duke gjetur trekëndëshin e largët të portës./abcnews.al
Lorenzo Insigne Gol | Napoli Vs Roma pic.twitter.com/negRvGlsIV
— FutbolitoHD (@FutbolitoHD_Ofi) July 5, 2020
Serie A, java 30
Napoli – Roma 2-1
Callejon 55’, Insigne 82’ / Mkhitaryan 60’