Roma e ka zgjidhur gjithçka shpejt kundër Hellas Verona dhe në fund triumfoi me rezultatin 3-1. Më parë edhe Napoli kishte marrë pikët e plota dhe gara për katër vendet e para në Serie A bëhet gjithnjë e më interesante.
Verdhekuqtë e mbyllën ndeshjen për nëntë minuta, pasi realizuan tre golat. Fillimisht ishte mbrojtësi Mancini që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, kurse dy minuta më pas Mkhitaryan i dyfishoi shifrat.
Borja Mayora realizoi edhe golin e tretë pa u bërë gjysmë ore lojë dhe praktikisht Hellas Verona kishte kapitulluar. Colley shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij pjesën e dytë, por Roma ishte e palëkundur dhe nuk e vuri në diskutim fitoren. Në fushë për verdhekuqtë ishte edhe Marash Kumbulla, i cili u aktivizua në minutën e 12-të pas një dëmtimi të Chris Smalling.
NDESHJA TJETËR – Napoli ka bërë detyrën në shtëpi kundër skuadrës së Parmës, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-0. Elif Elmas ishte ai që shënoi i pari për skuadrën e Gennaro Gattuso, pas gati gjysmë ore loje.
Hysaj nuk ishte titullar sot, por u aktivizua në minutën e 77-të. Ai u fut në vend të Elmas, ndërkohë që pesë minuta pasi shkodrani zbarkoi në fushë u shënua edhe goli i qetësisë. Politano i çoi shifrat në 2-0 për Napolin, që renditet në vendin e pestë, me dy pikë më pak se Juventusi kampion në fuqi. /abcnews.al
https://streamable.com/53uutw