Emiliano Sala u nda nga jeta në muajin janar, në një mënyrë tragjike. Futbollisti argjentinas u transferua nga francezët e Nantes te skuadra e Cardiff në Angli, por gjatë rrugëtimit të tij me avion, pësoi një aksident dhe mbeti i pajetë.
Dje, sulmuesi duhej të festonte ditëlindjen e tij të 29-të dhe klubi i Nantes nuk e ka harruar. Pas fitores së thellë 8-0 kundër Paris FC, që ishte dhe më e thella në historinë e klubit, lojtarët e klubit francez festuan me tifozët e tyre, duke kënduar këngën e sulmuesit Sala.
Video më poshtë tregon se Sala është ende mes nesh, pavarëisht se u nda nga jeta në mënyrë tragjike. Argjentinasi ishte idhulli i tifozerisë së Nantes, që asnjëherë nuk e harron./abcnews.al
This video is absolutely heartbreaking. Nantes registered their biggest victory in their entire history yesterday (8-0) and their whole team celebrated with the crowd after the game chanting “Emiliano Sala!”
Sala would’ve turned 29 years old today. Rest in peace. ?? pic.twitter.com/UaaLUzTdAw
— FutbolBible (@FutbolBible) October 31, 2019