Ka përfunduar me rezultatin 1 me 1 sfida mes Juventus dhe Nantes, me francezët, që ishin shumë të fortë për këtë Juventus të dobët të këtij sezoni.
“Zonja e vjetër” e nisi mirë në pjesën e parë, ku kaloi në avantazh vetëm pas 13’-të minutash lojë falë kombinimit të dyshes Federico Chiesa-Dusan Vlahovic, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetën e Nantes.
Mirëpo, pjesa e dytë filloi të “fliste” frëngjisht, ku pas një kundërsulmi rrufe tashmë është radha e sulmuesve të Nantes të kombinohen. Mostafa Mohamed lëshon një pasim drejt francezit Ludovic Blas, i cili me një goditje potente brenda zonës dërgon topin në rrjetën e “bardhezinjve”.
Me këtë rezultat kualifikimi i Juventusit është i hapur, me 2 ekipet që do përballen javën e ardhshme në Francë, në mbrëmjen e 23 shkurtit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT
Goli i Nantes
Goli i Juventus