Sulmuesi i njohur, Salomon Kalou, është në qendër të vëmendjes së medieve gjermane. Bomberi i Hertha Berlin, nuk ka ngurruar të thyejë rregullat e karantinimit dhe në shtëpinë e tij, ka ftuar disa miq, duke mos e respektuar distancimin social.
Gjithashtu, Kalou nuk ka ngurruar të futet LIVE në Instagramin e tij zyrtar, ku shihet duke iu dhënë dorën miqve të tij dhe duke qëndruar së bashku. Ish-sulmuesi i Chelsea, ka qenë gjithashtu i acaruar edhe me një vendim të klubit të tij.
Në video-live, Kalou dëgjohet duke thënë: “Na morën 11%? Pse po tallen me ne?”, teksa mbante disa letra në duar. Klubi i Hertha Berlin e ka konsideruar të pafalshme sjelljen e sulmuesit dhe e ka dënuar. Orët e ardhshme, pritet të zbardhet dhe dënimi për Kalou./abcnews.al
Hier das Video von #Kalou aus dem Facebook Livestream: #Hertha #Bundesliga
“They took eleven percent” “Why are they f**ing with us?” pic.twitter.com/ezM0kEgeSJ
— Christopher Hahn (@Hahnebuechen) May 4, 2020