Lokomotiva Zgareb i ka besuar sulmin tre shqiptarëve. Tuci, Uzuni dhe Kastrati janë titullarë në ndeshjen që kroatët po luajnë në transfertë kundër Varazdin dhe golin e vetëm të këtij takimi e ka realizuar beratasi.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Uzuni pas një goditjeje këndi ka shfrytëzuar një largim të topit nga lojtarët vendas dhe menjëherë ka goditur drejt portës dhe topi ka shkuar drejt e në rrjetë. Për sulmuesin e kombëtares ky është goli i gjashtë këtë sezon në kampionatin kroat./ abcnews.al