Kosova ka mposhtur pastër 2-0 ekipin e MAlit të Zi, falë golave të Rrahmanit dhe Muriqit. Dardanët e nisën shumë mirë sfidën, duke shënuar që në 10 minutat e para. Celina ekzekuton shumë mirë një goditje nga këndi dhe Rrahmani kërcen më lart se të gjithë. Kapiteni i Kosovës përfiton dhe nga një dalje e gabuar e portierit malazez, duke gjetur rrjetën.
Kosova vazhdoi të dominojë, deri sa gjeti edhe golin e dytë. Një dalje e gjatë nga krahu i djathtë i Hadërgjonajt gjen të papërgatitur mbrojtjen e Malit të Zi. Hadërgjonaj pason për Muriqin në qendër të zonës, i cili në dy tentativa, arrin të shënojë. Ky gol, vendosi dhe rezultatin final të sfidës në 2-0. Me këtë fitore, Kosova ngjitet në kuotën e 11 pikëve, një pikë më pak se Çekia e vendit të dytë dhe 4 më pak se Anglia kryesuese./abcnews.al
Kualifikuese, Euro 2020
Kosovë – Mali i Zi 2-0
Rrahmani 10′, Muriqi 34′