“Filmi i minutave të fundit”, publikuar nga Partizani mbrëmje e djeshme, ka marrë përgjigjen e rivalëve të Tiranës. Të kuqtë kishin përfshirë edhe dy ndeshje derbi, ku shmangin humbjen në minutat shtesë.
Fillimisht ishte një derbi në stadiumin “Qemal Stafa”, tani “Air Albania Stadium”, dhe Nderim Nexhipi ishte ai që u hiqte fitoren bardhebluve. Takimi u mbyll 1-1.
Derbi tjetër ishte ai që përfundoi 2-2 në “Selman Stërmasi”, vendosur në fund nga Realdo Fili. “Deri në frymën e fundit, jo për barazim, për fitore”, shkruan klubi i Tiranës, duke postuar një derbi të fituar me gol të Indrit Fortuzit në shtesë. / abcnews.al