VIDEO | “Mrekullia e tetë”, Muriqi i pandalshëm në Turqi

schedule19:00 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 19:00 - 6 Dhjetor, 2019

Vedat Muriqi nuk di të ndalet. Sulmuesi i Fenderbahce ka shënuar golin e barazimit në sfidën që gjiganti turk po luan në shtëpi ndaj Genclerbirligi. Miqtë shënuan të parët dhe sulmuesi dardan ka bërë detyrën, duke barazuar.

Për Muriqin ky është goli i tetë në kampionatin turk me fanellën e Fenerbhace. Sezonin e shkuar ai ka realizuar 17 herë me Rizesport dhe objektivi është që ta kalojë këtë shifër. /abcnews.al