Një mrekulli ajo që ka bërë portieri Juan Musso. Gardiani i skuadrës së Udinese ndali Mariusz Stepinski, i cili shumë pranë portës goditi fort topin me kokë dhe pa t’i mohohej një gol i sigurt. Polaku ka vënë duart në kokë, ashtu si shokët e tij të skuadrës te Hellas Verona.
Musso e ka devijuar topin, që ka shkuar fillimisht në traversë dhe më pas është devijuar edhe nga shtylla. Më pas zona është spastruar dhe Verona ka parë veten t’i ikë një mundësi e artë për të marrë pikët e plota. /abcnews.al
? #VeronaUdinese
? Il miracolo di #Musso su #Stepinski
➡ https://t.co/dXc3bOQZTg#SkySport #SkySerieA pic.twitter.com/So4kPBeZ7x— Sky Sport (@SkySport) September 25, 2019