Kanë përfunduar ndeshjet e grupit B në Euro 2020. Belgjika mposhti 2-0 Finlandën dhe bëhet kombëtarja e tretë pas Italisë dhe Holandës që e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë të plota.
⏰ RESULT ⏰
?? Belgium top Group B with 100% record
? How good is this @BelRedDevils side❓ #EURO2020
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 21, 2021
Nordikët rezistuan mirë për 74 minuta, por një autogol i portierit Lukas Hradecky dhe rrjeta e të zakonshmit Romelu Lukaku i dhuruan tre pikët “Djajve të Kuq”.
Goli i tretë në kompeticion dhe i 63-ti me kombëtaren për kampionin e Interit, të cilit VAR-i i anuloi një gol kur sfida nuk ishte zhbllokuar akoma.
⏰ RESULT ⏰
?? Second-placed Denmark go through ?
? Sum up THAT display in Copenhagen in one word!#EURO2020
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 21, 2021
Danimarka nuk u përmbajt në “Parken Stadium” të Kopenhagenit kundër Rusisë. Simon Kjaer me shokë mposhtën 4-1 ekipin kundërshtar, duke siguruar tre pikët e para dhe një kualifikim fantastik si vend i dytë.
Mikkel Damsgaard, mesfushori 20-vjeçar i Sampdorias, zhbllokoi ndeshjen në minutat e fundit të pjesës së parë me një supergol. Fraksioni i dytë i takimit ishte edhe më emocionues.
Yussuf Poulsen përfitoi nga një gafë e mbrojtjes ruse dhe dyfishoi pas një ore lojë. Miqtë reaguan dhe rihapën takimin pas penalltisë së saktë të Artem Dzyuba.
Danimarka nuk u demoralizua dhe golat e Andreas Christensen e Joakim Maehle, vulosën suksesin me “poker” dhe kualifikimin në 16 kombëtaret më të mira të Euro 2020.
Rezultatet e ditës së sotme sollën edhe kualifikimin e Zvicrës, që festoi pa luajtur. Kombëtarja helvete e mbylli grupin A në vend të tretë me 4 pikë.
Katër skuadrat e treta më të mira kualifikohen më tej dhe Zvicra ka lënë pas Ukrainën (3 pikë në grupin C) dhe Finlandën (3 pikë në grupin B). /abcnews.al