VIDEO/ Mourinho si asnjëherë tjetër, i jep autobusit por në fund rrezikon shumë

schedule16:27 - 28 Maj, 2022

schedule 16:27 - 28 Maj, 2022

Jose Mourinho do të mbetet gjithmonë në kujtime si trajneri i finaleve dhe një teknik i drejtpërdrejt.

Por së fundmi ai është filmuar duke drejtuar autobusin e ekipit të Romës dhe pamjet janë gazmore. Pamjet e mëposhtme tregojnë Mourinhon që i jep autobusit përpara paradës së madhe që zhvilluan në Romë pasi u shpallën fitues të Conference League.

Por në një moment, portugezin e kapi paniku pasi nuk po arrinte të frenonte, por në fund ia doli me sukses. Shpesh është përmendur nëpër media se “Special One” ka një dëshirë të madhe të parkojë autobusin, gjë të cilën e praktikon shpesh edhe me ekipin që ai drejton, duke rrjeshtuar pothuajse të gjithë lojtarët në mbrojtje, dhe në futboll kjo gjë quhet “parkim autobusi”./ h.ll/abcnews.al