Vendi ditën e sotme është përfshirë nga reshje shiu të shumta të cilat ka sjellë probleme në lëvizjen e automjeteve.
Qyteti i Fierit është një prej vendeve të prekura nga përkeqësimi i kushteve atmosferike të cilat kanë sjellë edhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe jo vetëm.
Gjithashtu Bashkia e Vlorës njoftoi qytetarët që të shmangin lëvizjet me makina për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit gjatë ditës.
Lexo edhe: Moti i keq, Bashkia Vlorë thirrje qytetarëve: Rrezik për përmbytje, bëni kujdes në këto zona
Ndërkohë sipas meteorologëve, kushtet e përkeqësuara të motit dhe shirat e dendura në rajonet kryesore në vend do të vijojnë përgjatë gjithë javës.
/abcnews.al/