VIDEO/ Moti i keq godet Greqinë, përmbytje të mëdha në Kretë

schedule11:38 - 10 Nëntor, 2020

schedule 11:38 - 10 Nëntor, 2020

Moti i keq ka përfshirë Greqinë gjatë natës. Mediat greke raportojnë përmbytje në ishullin e Kretës.

Tetë persona, duke përfshirë 5 të rritur dhe tre fëmijë janë arritur të shpëtohen nga ekipet e emergjencës gjatë mëngjesit, pasi rrezikonin të mbyteshin, në pjesën verilindore të Heraklio.

Siç shihet nga pamjet uji i rrëmbyeshëm ka vërshuar në rrugë, ndërsa mediat kanë publikuar edhe momentin dramatik të shpëtimit të një gruaje. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!