VIDEO/ “Mos më lini të vdes”: Doktori hebre tregon ndodhinë me të sëmurin nazist

schedule10:06 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 10:06 - 3 Dhjetor, 2020

Historia mes një doktori hebre dhe një të moshuari me koronavirus ka marrë vëmendje të madhe në mediat amerikane.

Taylor Nichols është doktor në njërin prej spitaleve të Kalifornisë teksa një mbrëmje autoambulanca erdhi me shpejtësi duke nxjerrë prej saj një të moshuar, i cili kishte probleme të mëdha me frymëmarrjen.

Doktori tregon:

Erdhi gjendje shumë të rënduar. Dukej i moshuar dhe nuk kishte dhëmbë, me gjasë prej metanfetaminës së shumte që merrte. Kur e futëm brenda, fillova t’i heq rrobat pasi duhej t’i kryerja procedurat dhe pash që trupin e kishte të mbuluar me tatuazhe të shumta naziste. Madje në gjoks mbante një kryq të thyer nazist”.

Ai vijon duke thënë se i moshuari kishte kërkuar që të mos e linin të vdiste.

“Na u lut që të mos e linim të vdiste. Bashkë me mua, në sallë ishin edhe disa infermierë me ngjyrë“, tregon ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!